Parlamenti i Kosovës [Poezi Satirike]

Parlamenti i Kosovës Poezi Shqip | Arian Xhezairi

Ky shkrim nuk është gjithëpërfshirës.
Duhet të aplikohen përjashtime përkitazi.

Parlament o cirk i të rriturve,
Vend grumbullim i të paditurve.
Ku kanë doktorata dhe asnjëri shkollë,
Ku t'gjithë janë mendjetrashë, asnjë mendjehollë,
Ku shumë flasin e hiq s'mundohen,
Ku bëjnë ligje që s'respektohen.
Ku me "zëri i popullit" arsyetohen,
Ku për interes të vet shumë shpejt sulmohen.
Ku hiqet këpuca me erë të këmbëve,
Ku bëjnë dashuriçka përmes iPhone-ve.
Ku kqyret film përgjatë seancës,
Ku është brumi i injorancës.
Ku ka komunista ka dhe trushpërlarë,
Ku është privilegj me i quajt gomarë.
Ku ka shqiptarë po edhe shkije shumë,
Ku mos me qenë kamerat sillen si majmunë.
Ku veq për mëditje aty shkohet,
Ku nëse mungohet përsëri lejohet.
Ku populli i shkretë shpreson shumë,
Ku vet kanë rrogë e tjerët pa punë.
Ku s'hapet goja pa interes,
Ku institucioni është bërë biznes.
Ku muaj të tërë nuk bëjnë ujdi,
"Po s'u zgjodha unë nuk t'lë as ty."
Ku kanë harruar që i solli vota,
Sa e imja po aq edhe e jotja.
Ku për ulësen në krye luftohet shumë,
Nuk kanë faj ata se vetë ne i prumë.
Dhe nga ku mund t'i heqim ashtu si i vumë.

Rrëziku i Shuajres Kombëtare

Analize Socialo-Politike | Arian Xhezairi

Nuk do të duhej shumë mend që me lehtësi të kuptohet se nuk ekziston vetëm një kërcënim i izoluar për Kosovën, ngaqë po të ishte ashtu, do të mund të përqendronim të gjithë potencialin tonë për ta lokalizuar dhe neutralizuar atë pastaj. Në fakt, e vërteta e hidhur është që Kosova jonë po thuaj se është shndërruar në një pre të stërlodhur, mbi të cilën hidhet çdo grabitqarë, i afrohet dhe shkëput një copë prej saj.

Fatmirësisht, shumë nga problemet dhe rrëziqet që na kanosen janë mbi sipërfaqe dhe lehtë të dallueshme; gjithë çfarë na duhet është të kemi gatishmëri, intelekt dhe organizim të mirëfilltë si një trup i bashkuar në mënyrë që t'i luftojmë ato. Në anën tjetër, kërcënimi kryesorë që na është kanosur është ai i kamufluari, ai më i pavërejturi në përditshmërinë shoqërore. Fatkeqësisht ky është kërcënimi i jashtëm i cili karakterizohet me një përvojë të thellë e të dëshmuar dhe më keq se kaq, ka të rekrutuar njerëz të brendshëm nga brumi ynë.

Dora e ‘msheftë’ ka plane të provuara për deklasimin e një populli dhe metoda për të realizuar qëllimet e tyre për instalim të kontrollit.

  • Së pari synojnë dëmtimin e imazhit të një elementi kyç (siç bënë me akuzat ndaj UÇK-së) për të zbehur identitetin dhe ndjenjën kombëtare.
  • Tani bëjnë që të humbet besimi i popullit në elitën politike duke i përfshirë ata në afera korruptive dhe punë kundër interesit kombëtarë.
  • Së fundi provojnë të njollosin edhe shtresën më të besuar tek masa, atë të prijësve fetarë respektivisht hoxhallarëve në rastin tonë.

Kështu shuajnë të gjitha shpresat e një populli duke orientuar vëmendjen dhe duke mbjellë bindjen në ta kinse i vetmi faktorë shpëtimi është faktori i huaj ndërkombëtarë.

Një populli që lejon realizmin e planeve të këtilla, mund t'i mveshet identitet dhe t'i diktohet rruga që duhet ndjekur në pajtim me interesat e kontrolluesit më pastaj. Kësisoji ekziston rrëziku serioz se do të jenë vetëm librat e historisë ku do të mund të haset diçka mbi ekzistencën e tyre në një epokë të caktuar kohore.

Syçelësi, të lutem!

Bajram Pëllumbi [Poezi]

Poezi Shqip | Arian Xhezairi

O moj lulja e Kosovës,
O më i miri, o i bardhi pëllumb,
O xhelat i popullit tënd,
Allahile qysh flen n'gjumë?!

Kryeministër kur ke qenë,
Çudi, i mirë u pate dok,
Nuk t'u desht shumë kohë e gjatë,
Që me ra prej s'nalti n'tokë.

A t'kujtohet, s'ka shumë vite,
Sa u pate fut n'këtë lojë,
Plakës shkret kur iu afrove,
Që t'pat lënë me gishta n'gojë.

Policinë ke fut n'kontrollë,
Llom e bone në çdo qoshe,
Sa herë Veriu që t'përmendet
Strukesh sikur macë nën bofçe.

Aktivistët e Vetëvendosjes,
Prej teje ruhen si prej dreqit,
Me ty n'hallë Kosova e ngratë
Je shembëlltyra e të keqit.

I ke qit krejt punët n'dyzen,
Tash mjekroshave iu ke lëshu,
A n'Veri shqiptarët e shkret,
Tuten fëmijët në gjumë me i vu.

Saltzburgit kur iu drejtove,
T'pengoj hoxha naltë mimberit?
Qysh ngatërrove kompetencat,
O ministër me rol t'berberit.

Ke urdhënue policinë tonë,
M'u sjellë si shkau n'kohë t'veten,
Ditët i ke të numrueme,
Populli e ka pa t'vërtetën.

Prej doktori n'sabraçajc,
Ty ky vend kurrë hajër nuk t'pa.
Je fut n'profesion dallash,
Për ma mbrapshtë nuk di ku ka?!

Ke harru qysh ecet n'kamë,
Se me xhip ti tash shetit
Enver trimit, patriotit,
Ja le fëmijët jetimë mu rrit.

Nuk ke me rrnue dy mijë vjet
Po t'kujtoj që jeta kryhet,
Fytyra s'është dy hektarë,
Vështirë lahet e lehtë nxihet.

Mendon qe je i pamposhtur,
Që sot e gëzon këtë pozit,
Shyqyr fundi tash po t'vjen
Je bo horë shumë je korit.

Po shpresojmë për ditë të mira,
Çka ke bo krejt t'janë shënue,
InshAllah vjen pushtet i hajrit,
Një kohë t'mirë në fllad me t'que.

Ty t'i dedikoj këto vargje
O Bajram o more rrush,
Pse s'mendon?! Kujtoja vetit,
Që deri dje s't'ka njoft kurrkush.