Back
1 min read

Mosngopje Inferioriteti

Ngritet robi me sabah mi hy ditës me bismilah, për sherr e hap këtë vegël t’dreqit; mbushun feed me shpërndamje t’njanit qi ymrin ia ka dedikue me vjellë vner e mbjellë sherr për Islam e muslimanë, por që këso hovi i paska thonë dy fjalë t’mira për nji hoxhë.

E i sheh musllimcat ka janë ra delir, t’eksituem si për seks, qi nji qafir qaty, urrejtës e armik i hapun i tyne, por ama i famshëm, i ka rendit dy-tri fjalë pozitive për nji nga dy miliardë muslimanët e botës.

E mangut janë veç edhe pamjet e tyne t’rreshtuem n’sajfe, duert ka qielli e tuj thanë “Lavdi i takon Allahut që ia paska zbut zemrën robit të tij t’përdalë! Ditë e madhe sot.”

E pastaj, dhe atë pashmangshëm, t’diftohet n’mend e kresë nji hadith i Profetit të tyne, që iu ka dhanë profecinë 1400 vite ma parë, se si n’kohët e ma vona,

”keni me kanë shumë, por keni me kanë si shkumë”

T’dobët, t’pafuqishëm, t’pakrenari, e t‘pakurriz.

E kjo osht sot, e dukshme dhe e matshme lehtë n’katër anët e botës, ku muslimanët profecinë ia kanë dëshmue n’forma e n’mënyra t’ndryshme, n’plotni.

E se muslimani i sotëm, osht shembulli i përkryem i njeriut t’pushtuem nga kompleksi i inferioritetit, i cilli krenarinë e pandehun n’citimet e tija t’shumëta, e ka të tërën t’kapun në histografinë e ndritshme, sepse të tashmen e ka t’vobektë, prandaj lëngon për dikë t’famshëm, qoftë pro a contra fesë tij, por së paku nji herë t’vetme t’ia thotë dy-tri fjalë t’mira, si për siguri e komfirmim n’përzgjedhjen që ky ka bo.

E muslimani i sotëm, osht për me tu dhimbtë, me t’ardhë keq për të, herë-herë edhe me t’bo me vjellë.